INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një shqiptare super-yll do të përfaqësojë Australinë në Miss World dhe nuk ndalojmë dot së pari FOTOT e saj!

Një shqiptare super-yll do të përfaqësojë Australinë në Miss World dhe nuk ndalojmë dot së pari FOTOT e saj!

Publikuar më: 16:18 15-05-2019

Nuk ka dyshim që vajzat shqiptare po bëjnë namin në insdustrinë e muzikës ndërkombëtare, por jo vetëm.

Shumë bukuroshe shqiptare duket se po pushtojnë dhe sfilatat.

Ka qenë pikërisht opinionisti Olt Curii i cili, ashtu si shpeshherë, ka sjellë një tjetër bukuroshe shqiptare në vëmendjen e publikut, e cila ka rrëmbyer vëmendjen jashtë kufijve shqiptarë.

Bëhet fjalë për Klean, vajza simpatike me origjinë shqiptare që ka marrë përsipër që të përfaqësojë Australinë në Miss World.

Klea njihet në Instagram me emrin klea_aniavni dhe është shpallur Miss South Australia. Bukuroshja shqiptare njihet për tiparet e saj të theksuara, sytë me ngjyrë, vetullat e trasha dhe buzët me formë. Ajo madje ka dhe një motër binjake me të cilën ngjason jashtëzakonisht shumë.

Klea është krenare që është shqiptare dhe nuk ngurron ta tregojë origjinën e saj në Instagram, në fotot ku shfaqet e veshur me flamurin kuqezi.

Epo këto foto janë shembulli që vajzat shqiptare janë të bukura dhe tani këtë po e mëson mbarë bota!

3e5h5w4et6hu4.jpg

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038108825683594