INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një “shaka pa kripë” ndaj këngëtares, i kthen të gjithë kundër emisionit  “Amici” [FOTOVIDEO]

Një “shaka pa kripë” ndaj këngëtares, i kthen të gjithë kundër emisionit “Amici” [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 11:51 01-05-2017

Edhe pse brenda kornizave të shakasë, një video e transmetuar në emisionin e Maria Di Filipit ka ngjallur një formë proteste nga ana e ndjekësve.

Ideja ishte që njëri nga balerinët “t’i fuste duart” këngëtares Ema Marrone ndërkohë që këndonte në skenë.

Në video dallohet qartë skena kur balerini prek këngëtaren tek të pasmet dhe më pas në gjoks, edhe pse ajo reagon duke e shtyrë dhe duke i folur nën zë teksa po këndon.

Ky gjest ësh të parë mjaft fyes nga ana e qytetarëve të cilët madje edhe kanë hapur një peticion online ku kanë grumbulluar plot 10.000 firma kundër shakasë së organizuar nga organizatorët e “Amici”.

Një reagim pati edhe programi “Stricia la Notizia”  i cili i dha Emma Marrones çminin “Tapiro d’Oro” (Milingonangërnësi i artë), një vlerësim ky ironik që ju jepet njerëzve të fmashëm të cilët kanë bërë gafa të ndryshme.

Kjo shaka në faqen zyrtare në Facebook të “Amici” është konsideruar edhe si një “ngacmim seksual” i bërë mbi këngëtaren.

Megjitahtë stafi është justifikuar  duke thënë se ishte thjesht një shaka.

 337654d8eed7aad4669d38367a0bf37eee47874a.png

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939