INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Një ndër sikletet më të mëdhaja' Këngëtari shqiptar rrëfen eksperiencën e parë seksuale: Na kapi drejtori [FOTO]

'Një ndër sikletet më të mëdhaja' Këngëtari shqiptar rrëfen eksperiencën e parë seksuale: Na kapi drejtori [FOTO]

Publikuar më: 20:31 06-02-2021

Ardit Çuni, i ftuar në “Prive”, ka folur si rrallëherë për jetën personale duke zbuluar edhe një histori të patreguar më parë: Eksperiencën e tij të parë seksuale. Arditi tregoi se asokohe ishte 15-16 vjeç dhe u përball me një situatë të sikletshme pasi u kap mat.

“Ishte një vajzë që ishim të lidhur dhe thjesht ndodhi. Ishim në një vend shumë interesant, në qendër kulturore. Unë në atë kohë shkoja shumë, sepse jam marrë me shumë aktivitete kur kam qenë adoleshent. Gjëja më gazmore është pjesa kur na ka kapur drejtori i qendrës kulturore. Ajo është një ndër sikletet më të mëdhaja që mund të kem patur në jetë, është diçka që ka mbetur në memorie”, tregoi këngëtari.

ardit-cuni.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039048194885254