INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një milion duhanpirës mund ta kenë këtë sëmundje vdekjeprurëse

Një milion duhanpirës mund ta kenë këtë sëmundje vdekjeprurëse

Publikuar më: 19:11 24-02-2016

Ekspertët e shëndetit janë duke punuar për ngritjen e vetëdijesimit rreth rrezikut të amputimit të sëmundjeve vaskulare, një sëmundje e cila është shumë vdekjeprurëse, prej të cilës mund të jenë duke vuajtur një milion njerëz.

Ekspertët janë duke i paralajmëruar më shumë se një milion britanik, 90% prej të cilëve janë duhanpirës ose kanë qenë dikur, e të cilët mund të jenë duke jetuar me një sëmundje serioze vaskulare që mund të shpie deri tek amputimi i këmbës apo një sulm fatal në zemër.

Pirja e duhanit e rrit shumë rrezikun për “PAD”, sëmundje e “heshtur” dhe një vrasës ende i  panjohur. Janë rreth gjysmë milioni pacientë që janë diagnostifikuar me këtë sëmundje në Britani. Sidoqoftë, një mjek i kësaj fushe thotë se ky numër mund të jetë dyfish më i madh.

Brenga më e madhe e kësaj sëmundje është se rreth gjysma e të prekurve nga kjo sëmundje nuk shfaqin ndonjë simptomë të dukshme derisa pësojnë sulm në zemër, raporton lajmi.net. 9 nga 10 njerëz që diagnostifikohen me këtë sëmundje pinë duhan, ose kanë pirë në të kaluarën.

Nëse simptomat e kësaj sëmundje nuk trajtohen, indi i këmbës fillon të vdes, gjë e cila rezulton në amputim rreth 30% të rasteve.

Article Logic
Execution time: 0.0040109157562256