INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një manual me detyra për deputetët e PS. Për çfarë duhet?

Një manual me detyra për deputetët e PS. Për çfarë duhet?

Publikuar më: 14:52 30-08-2017

Një mënyrë e re funksionimi e deputetëve me bazën. PS ka hartuar një dokument me 5 kapituj që do të përbëjë manualin e ri të funksionimit të grupit parlamentar prej 74 anëtarësh të partisë socialiste. Ky manual do të miratohet në mbledhjen e parë të grupit parlamentar socialist dhe drafti është përgatitur nga grupi i punës që drejton kreu i ri i grupit socialist, Taulant Balla.

Rregullat e reja për deputetet socialiste:


1. Ngritja e një rrjeti kombëtar të zyrave të deputetëve në çdo bashki dhe ZAZ (Zone e administrimit zgjedhor), përveç zyrave elektorale të partisë që në shtator
2. Deputeti të zhvillojë takim me zgjedhësit e zonës së tij jo më pak se një ditë në javë.
3. Çdo deputet duhet të organizojë në mënyrë periodike takime informuese dhe dëgjesa në çdo njësi administrative në katër vitet e ardhshme.
4. Deputeti takohet periodikisht me zgjedhësit ose kur e kërkojnë ata. Deputeti i përfaqëson ata duke i marrë mendime apo duke i dhënë shpjegime për projektligje, amendamente, vendime, rezoluta apo deklarata që shqyrtohen apo miratohen në Kuvend.
5. Deputeti ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjen e analizave nga organet e qeverisjes vendore.
6. Organet e qeverisjes vendore në fillim të çdo muaji njoftojnë deputetët për kalendarin e mbledhjeve dhe për mundësinë e marrjes pjesë të deputetit.
7. Drejtuesit e ministrive dhe institucioneve qendrore duhet t"i kushtojnë përparësi çdo deputeti.

Article Logic
Execution time: 0.0037870407104492