INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një mace si Hachiko. Qëndron prej disa muajsh në derën e spitalit duke pritur të zotin

Një mace si Hachiko. Qëndron prej disa muajsh në derën e spitalit duke pritur të zotin

Publikuar më: 16:19 27-06-2018

Prej disa muajsh qëndron çdo ditë jashtë portës së spitalit të Oderzo-s në Treviso të Italisë. Kërkon mes morisë së njerëzve që dalin një fytyrë të njohur, një fytyrë të dashur. Macja kokëfortë me ngjyrë gri nuk dëshiron të largohet që aty. Pret, shikon dhe pret! Nuk dëshiron të lëvizë nga ajo portë, ku pa të hynte atë që kujdesej për të, që i jepte ushqim por sidomos dashuri. Ajo është aty që nga ky dimër, qëndron para portës. Bie shi, fryn erë apo bie borë ajo nuk lëviz që aty. Nuk ka shërbyer për gjë as tentativa e atyre që kanë dashur ta ndihmojnë duke i ofruar një strehë, kujdes dhe një vend të ngrohtë gjatë muajve të ftohtë. Ajo ka qëndruar vetëm disa ditë dhe është kthyer sërish para portës për të mos humbur momentin kur nga aty do të dalë personi me të cilin ka ndarë ditë dhe natë të tëra. Duket aq e sigurt saqë edhe punonjësit e spitalit që më parë kanë tentuar ti gjejnë një zgjidhje tjetër, tani e kanë adoptuar. Kanë sistemuar një kabinë të ngrohtë, i japin çdo ditë ushqim dhe e kanë quajtur "Tenny ". Ajo nuk dorëzohet duke pritur, edhe pse ende nuk dihet se kush është pronari i saj, dhe nëse vijon të jetë në spital i sëmurë apo është larguar nga jeta. Po le të mos dorëzohet! Ajo duket se është macja në versionin e Hachiko-s që realisht kanë ekzistuar. Besoj se e mbani mend qenin që u bë i famshëm nga filmi me Richard Gere ku ai luan në rolin e profesorit Parker Wilson. Hachiko e shoqëroi çdo ditë deri në stacionin e trenit ku dhe e priste. Ai vazhdoi të shkonte aty për vite me radhë edhe pasi profesori Parker Wilson kishte vdekur.

Article Logic
Execution time: 0.0035741329193115