INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një luftë e re mes Taylor Swift dhe Kanye West [FOTO]

Një luftë e re mes Taylor Swift dhe Kanye West [FOTO]

Publikuar më: 14:37 21-06-2016

Kanë kaluar shumë beteja mes tyre, por të jemi në prag të një tjetre?

Kanye West dhe Taylor Swift, sërish në të njëjtin titull gazete. Artistët patën një debat të fortë mes tyre kur reperi e cilësoi në singëllin e tij “Famous” Taylorin si një vajzë që vetëm ai e kishte bërë të famshme. Taylor në atë kohë reagoi duke thënë se ajo kishte arritur aty vetëm me forcat e veta.

Por si qëndron e vërteta? Fakte të reja kanë dalë në dritë, me Kim që pretendon se Sëift e dinte më parë tekstin e këngës, jo vetëm që e kishte aprovuar por edhe kishte bërë humor me të. Madje ekzistonte një telefonatë e regjistruar që e vërteton versionin e Kim Kardashian.

Së fundmi pretendohet se ekzistojnë edhe dokumenta të shkruara, të cilat avokatët e Taylor po ngulmojnë që të shkatërrohen në mënyrë që këngëtarja të mos bëjë figurë të keqe përpara gjithë botës!

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932