INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një kurë e re për depresionin? Studiuesit zbulojnë se kërpudhat magjike rigjenerojnë trurin [VIDEO]

Një kurë e re për depresionin? Studiuesit zbulojnë se kërpudhat magjike rigjenerojnë trurin [VIDEO]

Publikuar më: 18:24 18-10-2017

Një zbulim i ri nga studiuesit e Imperial College London ka arritur në përfundimin se konsumimi i Kërpudhave magjike ndihmojnë pacientët me depresion që të rigjenerojnë trurin.
Shkencëtarët shpjegojnë se kjo kërpudhë ka në përbërjen e saj dhe Psilocybin e cila ka një efekt pozitiv në shëndetin mendor.
Mikrodozat e kësaj substance i bënë njerëzit të ndihen më energjikë, iu largon frikën, ankthin .
Studiuesit i bazuan hulumtimet e tyre tek 20 pacient të cilët vuanin nga depresioni dhe që nuk kishin shfaqur përmirësim nga kurimet anti depresion.
Pacientët në javën e parë morë një dozë prej 10mg të psilocybin nëpërmjet kërpudhave magjike dhe javën e dytë e çuan dozën në 25mg. Të gjithë të sëmurët nisën të ndiheshin më mirë që një javë pas trajtimit.
Nëpërmjet skanimeve të trurit u vërejt se pjesa e përgjegjëse për emocionet kishte pasur shpërndarje të gjakut.
Studiuesit shpjeguan se mungesa e qarkullimit të gjakut në zonën e emocioneve i bënte njerëzit më të stresuar, më të frikësuar dhe egoistë.
Megjithatë studiuesit shpjegojnë se ky zbulim është thjesht një vështrim i lehtë mbi efektet e Kërpudhës Magjike dhe se pritet që vitin tjetër të realizojnë një studim me të gjerë për mrekullitë që mund të bëj kjo bimë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034210681915283