INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një ditë pas negociatave, ja si e nis mëngjesin Rama [FOTO]

Një ditë pas negociatave, ja si e nis mëngjesin Rama [FOTO]

Publikuar më: 08:24 17-05-2017

Ashtu si çdo mëngjes, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një tjetër mesazh për gjithë ndjekësit e rrjeteve sociale.
Larg gjithë vëmendjes së opinionit publik, ku çështja e arritjes së një marrëveshje politike që do të bënte të mundur pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje, Rama ka publikuar një foto të disa elektricisteve të cilët kanë hipur mbi shtylla. Rama vlerëson përkushtimin e tyre në punën transformuese të këtij sektori të rëndësishëm. Ai shkruan se “shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot”.
Edi Rama në facebook:
“MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të përkushtimit në detyrë të këtyre heronjve të heshtur që shërbejnë çdo ditë, në çdo orë dhe shumë më fort në kushte tejet të vështira, për të siguruar furnizimin me energji për qytetarët kudo ndodhen.
Mirënjohje dhe respekt për të gjithë ata punonjës në sistemin e energjisë që me aftësitë dhe ndershmërinë e tyre e kthyen reformën në energji në një histori suksesi, falë së cilës sot shqiptarët paguajnë më pak për faturat e tyre ndërsa sektori nga një barrë për taksapaguesit, tanimë kontribuon me të ardhura në buxhetin e përbashkët të shqiptarëve.
Shumë është bërë por edhe më shumë mbetet ende për tu bërë në rrugën e kthimit të energjisë në një burim mirëqenie për Shqiptarët. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara për #ShqipërinëQëDuamme#Shtet ?#Punë ?#Mirëqenie”

 

rama_nw_fb_okkkkkkkkk.png

Article Logic
Execution time: 0.0037441253662109