INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një ditë ndryshe me kafshët shtëpiake, ja cilët janë fituesit katër-putroshë, më trendi, më i bukuri e më i zgjuari

Një ditë ndryshe me kafshët shtëpiake, ja cilët janë fituesit katër-putroshë, më trendi, më i bukuri e më i zgjuari

Publikuar më: 18:30 22-04-2018

Pas suksesit të Edicionit të Parë, Green Line Albania në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë rikthyen sërish për miqtë e kafshëve shtëpiake “PET FAIR”, i cili u zhvillua sot në ambjentet e Kopshtit Zoologjik.

Qindra fëmijë së bashku me prindërit e tyre zgjodhën ta kalonin ditën e sotme mes Panairit të kafshëve shtëpiake, argëtimit në shfaqjen e Cirkut Kombëtar, duke shijuar balet klasik e modern nga qendra "Zumba with Fatilda" apo edhe face painting.

Një performancë e veçantë erdhi sërish për të dytin vit rradhazi nga Instituti i Përgatitjes së Qenve të Policisë; ku për më shumë se një orë fëmijët u ekzaltuan nga ushtrimet demostrative të policëve katër-putroshë!

Miqtë katër-putroshë të cilët u shpallën fitues të konkurseve të zhvilluara ishin:

Për kategorinë "Qeni më i bukur"
Vendi i parë: Qenushi Marli Z.
Vendi i dytë: Qenushi Alfa
Vendi i tretë: Qenushi Osho

Për kategorinë "Veshja më trendy"
Vendi i parë: Qeni Kuinni
Vendi i dytë: Qenushi Kendi
Vendi i tretë: Qenushi BOO

Për kategorinë " Qeni më i zgjuar"
Vendi i parë: Qeni Body (56 kg ?)
Vendi i dytë: Qenushi Marli A.
Vendi i tretë: Qeni Rolfi

Article Logic
Execution time: 0.0036067962646484