INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një çift i ri Big Brother! Kristi i shpreh hapur pëlqimin Keisit, ja çfarë bëri për të

Një çift i ri Big Brother! Kristi i shpreh hapur pëlqimin Keisit, ja çfarë bëri për të

Publikuar më: 18:34 20-02-2023

Brenda shtëpisë së Big Brother duket se po krijohet një çift i ri. Kristi dhe Keisi prej ditësh po ngacmohen bashkë. Fjalët e ëmbla, ledhatimet dhe prekjet, nuk kanë munguar mes dyshesKeisi në fakt nuk ka shumë ditë që është bërë pjesë e shtëpisë, por që prej hyrjes së saj, banorët nisën ngacmimet për të dhe Kristin, pasi duan t’i shohin si çift.

Sot ata kanë kaluar kohë veçmas, ku nuk kanë munguar fjalët e bukura dhe puthjet e shpeshta. Ndryshe nga herët e tjera, ky takim romantik nxorri në pah anën tjetër të Kristit.

Ai habiti me deklaratat e shumta për të:

‘Më pëlqen aroma e trupit tënd’, ‘më fal qetësi’, ‘sa te bukur e ke qafën’.

 

Article Logic
Execution time: 0.0015389919281006