INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një bashkëshort si Tolgahan! Ai ka një urim mjaft të ëmbël për nënën më të re në familje krah fotos domethënëse

Një bashkëshort si Tolgahan! Ai ka një urim mjaft të ëmbël për nënën më të re në familje krah fotos domethënëse

Publikuar më: 16:43 12-05-2019

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të nënës një urim mjaft I ëmbël nga Tolgahan Sayisman nuk mund të mungonte.

Për të ka qenë një ditë mjaft e veçantë, pasi tashmë në familjen e tij janë dy nëna, njëra e tij dhe tjetra e fëmijës së tij.

Ai nuk mund ta mbante veten pa thënë disa fjalë me një urim mjaft të ëmbël për gruan e tij, por edhe me një mesazh të thellë për të gjithë nënat:

“Dashuria ime më e bukur në botë gëzuar ditën e parë të nënës. Të qenurit dëshmitar në një lindje, njohja me këtë mrekulli është një ndjenjë e papërshkrueshme. Kjo nuk është vetëm për bashkëshorten time, më besoni se të gjitha nënat i respektoj dyfish tani. Gëzuar këtë ditë të veçantë, ju puth duart!”- shkruan ndër të tjera aktori turk krah fotos ku shfaqet pranë Almedës, disa minuta para se ajo të sillte në jetë bebushin e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0037541389465332