INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një aplikacion që zbulon sëmundjet e rralla gjenetike, ku bazohet…

Një aplikacion që zbulon sëmundjet e rralla gjenetike, ku bazohet…

Publikuar më: 12:08 10-01-2019

Një smartfon mund të mposht mjekësinë e cila kujdeset për diagnostifikimin e sëmundjeve të rralla gjenetike. Bëhet fjalë për një aplikacion i cili shfrytëzon fuqinë e algoritmeve.

Ai quhet Face2Gene, një software i cili është në gjendje të diagnostifikojë 216 sindroma gjenetike.

I gjithë ky proces realizohet thjesht duke parë një foto të pacientit.

Avantazhi i këtij sistemi i cili ka ende nevojë të prefeksionohet qëndron në faktin se mund të reduktojë kohën që duhet për të zbuluar një sëmundje.

“Aktualisht procesi diagnostifikimit të një sëmundjeje të rrallë gjenetike mund të kërkojë 6 apo 7 vite. Është një proces i gjatë i cili kërkon kohë para se të vihet re se një fëmijë ka probleme në zhvillim, duhet një tjetër kohë derisa familja të vendosë të konsultohet me një mjek gjenetik, e sërish shumë kohë për teste derisa të arrihet të kuptohet se për cilën sëmundje bëhet fjalë” shpjegon një nga kërkuesit e studimit.

Ai shpjegon se me aplikacionin Face2Gene mund të reduktohet koha duke shtuar se ekspertët e gjenetikës me kalimin e viteve mësojnë të identifikojnë një sëmundje duke parë thjesht pamjen fizike, përpara se të kalojnë në teste të tjera të ADN-së.

Aplikacioni i ri u jep mundësinë specialistëve të bazohen në një model të vetëm algoritmik dhe të reduktojnë procesin e diagnostifikimit duke takuar pacientin.

Në eksperimentin e kryer algoritmi u bazua në 17.000 foto që tregojnë simptomat e 200 sëmundjeve.

Në momentin që merren konfiguracionet e fytyrës tipike për cdo patologji, aplikacioni mund të të zbulojë mjë diagnozë duke u bazuar vetëm tek fotoja.

Një algoritëm i tillë nuk do të jetë i disponueshëm për të gjithë , por mund të përdoret nga mjekët kur pacienti kërkon ndihmë.

Article Logic
Execution time: 0.0030930042266846