INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një 28-vjeçare trondit politikën amerikane

Një 28-vjeçare trondit politikën amerikane

Publikuar më: 16:58 28-06-2018

Një 28 –vjeçare, Alexandria Ocasio-Cortez ka bërë histori në politikën amerikane, teksa ka mposhtur kandidatin për postin në kongres të distriktit të 14-të të New Yorkut. Rivali I tij politik e kishte mbajtur këtë pozitë për më shumë se një dekadë. Ocasio-Cortez ishte e panjohur për publikun, nuk ka pranuar donacione si të tjerët, dhe fushata e saj ka qenë e udhëhequr krejtësisht nga vullnetarët. Momenti kur ajo ka kuptuar lajmin është kapur nga kamerat, përplot emocione dhe gëzim shihet ajo për suksesin e paparë deri më tani.

e_lumtur.jpg

Diku në mesin e gëzimit, ajo ishte e “shokuar”. “Unë nuk mund ta shpjegoj këtë me fjalë”, tha ajo para kamerave. Fitorja e saj e gjen atë me një agjendë të qartë- lobimin për kujdes shëndetësor për ata në nevojë, kryesisht pleqtë dhe fëmijët, largimin e politikave doganore të SHBA-së për emigrantët. Gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, ajo ka punuar për kandidatin Bernie Sander, që garoi nga ane  demokratëve. Kurse, në vitin 2017 ajo nisi fushatën për ta larguar nga kongresi Crowley, demokratin e fuqishëm që ishte në atë pozitë për 14 vite.

Article Logic
Execution time: 0.0036828517913818