INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Niveli i lartë i testosteronit, po shtyn meshkujt drejt mallrave luksoze

Niveli i lartë i testosteronit, po shtyn meshkujt drejt mallrave luksoze

Publikuar më: 10:46 05-07-2018

Mjaft produkte mund të jenë cilësore dhe të kenë çmim të llogjikshëm. Mallrat e luksit nga ana tjetër sigurisht që janë cilësore, por ama nuk kanë ndonjë benefit real në jetën tonë.

Sidoqoftë njerëzit vazhdojnë që t'i blejnë ato. Normalisht lind pyetja pse. Përgjigjia është e thjeshtë! Njerëzit kanë interes që të kenë një imazh sa më potent.

Studimet e fundit tregojnë, se meshkujt me nivele më të larta testosteroni, nxiten që të blejnë më shumë mallra të tillë. Makinat e shtrenjta sportive janë objektivi më i shpeshtë i këtyre individëve. Studimi që ne po marrim si shembull është kryer nga akademikë në SHBA, ku 243 meshkuj dolën vullnetarë për të qenë subjekte të tij.

Gjysmës së tyre i'u dha nxitës testosteroni dhe gjysmës një suplement vitaminash. Ata me nxitës ishin më të prirur për të shpenzuar për luks se ata që moren vitaminat.

Më shumë në këtë kategori: « Doom, loja që revolucionalizoi botën
»
Article Logic
Execution time: 0.0034232139587402