INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nisin zjarret në Shqipëri, rrezikojnë banesa në Dhërmi

Nisin zjarret në Shqipëri, rrezikojnë banesa në Dhërmi

Publikuar më: 09:33 20-07-2018

Shënohet zjarri i parë për sezonin e verës në Shqipëri. Një zjarr i fuqishëm përfshiu fshatin bregdetar të Dhërmiut në Vlorë. Zjarri i nisur pasditen e së enjtes u përhap me shpejtësi në zonën e gjelbër, pranë banesave. Flakët rrezikuan seriozisht dy banesa dhe dy biznese private.
Në vendin e ngjarjes mbërritën zjarrfikëset dhe flakët u shuan vetëm në orët e para të mëngjesit.
Zjarrfikësit u ndihmuan nga banorët e zonës, të cilët me mjete rrethanore u përpoqën që të mos i linin flakët që të përhapeshin më shumë. Sipërfaqja e përfshirë nga flakët ndodhet mbi plazhin e Dhërmiut dhe poshtë rrugës nacionale.
Zjarri i rënë në Dhërmi është i pari zjarr gjatë kësaj vere në vend që rrezikoi seriozisht jo vetëm jetën e banorëve, por shkatërroi edhe disa hektarë të gjelbëruar, por u bë edhe kërcënim për mjetet që lëvizin në aksin kombëtar të bregut.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038819313049316