INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nisin reshjet e borës,  zbardhen disa zona të Shqipërisë

Nisin reshjet e borës, zbardhen disa zona të Shqipërisë

Publikuar më: 11:17 07-10-2017

Reshjet e para të borës kanë zbardhur disa zona të Shqipërisë.  Moti i keq me erë të fortë e shira përfshiu qytetin e Kukësit pasditen dhe mbrëmjen e së premtes  ndërsa disa pemë u thyen dhe u rrëzuan si pasojë e stuhisë. Bora ka zbardhur “Rrugën e Kombit”, zonat përreth Kukësit, si dhe zonat e thella të Tropojës.  Rreshje bore janë regjistruar edhe në zonën e Korçës, por intensiteti i tyre ka qenë i ulët.  Sinoptikanët bëjnë parashikojnë vazhdimin e rreshjeve të borës edhe gjatë ditës së stome.  Temperaturat pësuan rënie drastike, nga 24 gradë që ishin deri në mesditë ato zbritën në 9 gradë celsius. Por, sipas parashikimit të Meteoalb, nuk duhet të shqetësoheni, pasi i ftohti nuk do të vazhdojë gjatë. 

Article Logic
Execution time: 0.0039839744567871