INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nisin 'gjyqet' për Klement Ballilin, pas vetëdorëzimit 'Eskobari i Ballkanit'  ka një kërkesë...

Nisin 'gjyqet' për Klement Ballilin, pas vetëdorëzimit 'Eskobari i Ballkanit' ka një kërkesë...

Publikuar më: 15:57 25-01-2019

Klement Balili i njohur ndryshe si "Eskobari i Ballkanit" ka kërkuar gjykim të shkurtuar. 

Seanca paraprake për komunikimin e akuzave në Gjykatën e Krimeve të Rënda nisi në orën 12:00, por u ndërpre me kërkesë të avokatit Theodhori Sollaku i cili dorëzoi kërkesën për gjykim të shkurtuar.

Pak më parë u ndërpre seanca për Balilin me pretendimin që ky i fundit ka dashur që ta bëjë personalisht këtë kërkesë.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur ta çojë në gjyq dosjen e Klement Balilit.

Dorëzimi i Klement Balilit ndodhi pikërisht në momentin kur dhe Prokuroria për Krimet e Rënda sapo ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen për gjykim.

Ai akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim,  “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.

Pas pothuajse tre vitesh në arrati, Klement Balili u dorëzua me 15 janar dhe kjo ngjarje bëri bujë jo vetëm në mediat vendase, por edhe ato ndërkombëtare.

Article Logic
Execution time: 0.0027239322662354