INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nishani dekoron familjet shqiptare që strehuan hebrenjtë

Nishani dekoron familjet shqiptare që strehuan hebrenjtë

Publikuar më: 14:35 27-01-2017

Sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të përkujtimit të hebrenjëve që u vranë gjatë Luftës së Dytë Botërore, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekoruar 35 familje shqiptare që i strehuan dhe i mbrojtën nga pushtuesit gjerman.

Nishani kërkoi që kjo ditë të marrë vendin e merituar në histori ndërsa rikujtoi se janë 6 milion hebrenj që përfunduan në dhiomat e gazit, të varur apo të mbytur.

"Sot me rastin e Ditës Botërore të Kujtesës së Holokaustit jemi mbledhur së bashku për të kujtuar nderuar dhe vlerësuar në emër të shtetit modern ata shqiptarë të cilët vunë veten dhe familjet e tyre në rrezik vetëm e vetëm për të shpëtuar qoftë dhe një jetë të vetme njerëzore. Si do të kishte qenë bota sot sikru të gjithë do të kishin vepruar ashtu sikur shumica e shqiptarëve" , u shpreh Nishani.

Article Logic
Execution time: 0.0036189556121826