INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis Vettingu dhe në Policinë e Shtetit

Nis Vettingu dhe në Policinë e Shtetit

Publikuar më: 13:04 07-05-2018

Ditën e sotme përfundon afati i dorëzimit të formularëve për pasurinë e policisë së shtetit duke shënuar kështu dhe startimin e Vettingut.
Zv.ministri i Brendshëm Juliajn Hodaj tha se Korça e Berati janë dy qarqet që mbaruan më shpejt procesin e dorëzimit.
Sipas Hodajt janë dorëzuar mbi 95% për qind e formularëve në të gjithë vendin ndërsa qarku i Tiranës vazhdon edhe në orët e fundit të skadimit të afatit, dorëzimin.
Mbi 11 mijë efektivë të policisë do të hyjnë së sitën e vettingut, një proces kaq shumë i diskutuar.
Procesi mbështet në tre kritere, tek pastërtia e figurës, tek pasuria dhe tek aftësitë profesionale. Në vlerësim do të kalojnë të gjithë punonjësit duke nisur nga titullari, deri tek punonjësi më i thjeshtë. Ministria e Brendshme, deklaroi në nisje të procesit se formulari i vetë deklarimit nuk ishte e nevojëshme që të shoqërohej me asnjë dokumentacion shtesë dhe se nuk kishte asnjë kosto financiare, për punonjësit. Në formular policët deklarojnë të ardhurat nga dita e parë e fillimit të punës në institucion, personat e lidhur me punonjësin në momentin e deklarimit (ata që figurojnë në certifikatën familare apo bashkëjtues), deklarojnë për të njëjtin hark kohor, pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi apo përdorim, pavarësisht të regjistruara, legalizuara ose jo si dhe deklarohen të ardhura dhe shpenzime pavarësisht ekzistencës formale të kontratave për shembull qera pa kontratë, punësim informal etj. Kjo bëhet e mundur nëpëmjet plotësimit të formularit në mënyrë elektronike. Punonjësit e policisë nuk penalizohen në rast të plotësimit gabim të materialit apo edhe në rast pamundësia për të siguruar të dhëna në institucionet shtetërore për të ardhurat financiare.

Article Logic
Execution time: 0.0035748481750488