INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis tek Krimet e Rënda gjykimi i grupit të Habilajve, por DËSHTON sepse...

Nis tek Krimet e Rënda gjykimi i grupit të Habilajve, por DËSHTON sepse...

Publikuar më: 10:13 15-04-2019

Gjykata për Krime të Rënda nisi sot gjykimin e grupit të Habilajve, por seanca e parë ka dështuar për shkak të mos njoftimit të të pandehurve.

Prej dy vitesh, Habilaj dhe një pjesë e grupit të tij, janë në arrest në burg në Itali dhe janë duke u gjykuar për të njëjtat vepra penale, ndërsa Krimet kanë bërë njoftimet në Vlorë, duke angazhuar policinë e rrethit.

Më tej, gjykata ka kërkuar edhe ndihmën e Interpol, por ende nuk ka marrë një përgjigje. Në këto kushte, deri në njoftimin zyrtar të të pandehurve, gjykata shtyu seancën për në 30 prill.

Në Shqipëri, i vetmi nga grupi është Armand Koçerri, i cili u arrestua së bashku me Nazer Seitin. Ky i fundit u ekstradua disa muaj më parë në Itali, ku edhe është duke u gjykuar.

Prokuroria akuzon 9 të pandehurit se në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë tragikuar tonelata drogë drejt Italisë.

Kujtojmë se nga përgjimet për këtë grup, ka dalë edhe emri i ish-Ministrit Saimir Tahiri, i cili është marrë i pandehur për përkrahjen e grupit të Habilajve, i drejtuar nga kushërinjt e tij Moisi dhe Artan Habilaj.

Article Logic
Execution time: 0.0028049945831299