INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis prishja e ndërtimeve pa leje në “Lungomare”, ja sa objekte preken nga aksioni [VIDEO]

Nis prishja e ndërtimeve pa leje në “Lungomare”, ja sa objekte preken nga aksioni [VIDEO]

Publikuar më: 12:58 06-09-2019

Sikurse ishte paralajmëruar IKMT ka nisur prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë vijës bregdetare.

Në një njoftim për mediat Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Teritorit bën me dije se operacioni fillon përgjatë shëtitores bregdetare të Vlorës (Lungomare) deri në Orikum, ku do të prishen mbi 60 objekte një dhe dy katëshe me funksion shërbimi.

Objektet e planifikuara për t’u prishur janë të paligjshëm, ndaj IKMT u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim, pasi ligji dhe e drejta e shumicës së qytetarëve për hapësirat publike do të zbatohet” thuhet në njoftimin e IKMT-së.

Article Logic
Execution time: 0.0037589073181152