INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nik Xhelilaj transformohet totalisht, nuk do ta njihni me pamjen e re [VIDEO]

Nik Xhelilaj transformohet totalisht, nuk do ta njihni me pamjen e re [VIDEO]

Publikuar më: 10:05 09-08-2017

Ai po kthehet në një emër mjaft të lakuar në kinematografinë botërore.

Mashkulli dhe aktori i preferuar  kryesisht nga femrat, NIk Xhelilaj,  prej kohësh është zhvendosur në Gjermani ku edhe po vazhdon karrierën e tij kinematografike. Pas një pauze që bëri pas filmit “Winnetou” aktori  është rikthyer në vendin ku para ca vitesh ishte vendosur, Turqi.  Si duket, Niku atje nuk ndodhet vetëm për pushime, por edhe për projektin e radhës. Këtë herë do ta shohim në rolin e personazhit të quajtur Borka dhe duket se në shumë pak kohë,  ka arritur të futet mirë në lëkurën e ti dhe në look.

Aktori është transformuar totalisht aq sa vështirë ta njohësh që është ai nëse është me syze. Modeli i  ri i flokëve të tij ka ngjallur jo pak reagime edhe tek fansat, ndërkohë presim të shohim Borkën e sjellë nga Niku në filmin që pritet të dalë.

Article Logic
Execution time: 0.0040929317474365