INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nicki Minaj na tregon çfarë pritet të ndodhë me ‘Instagram’ dhe PSE vendosi të heqë dorë nga postimet

Nicki Minaj na tregon çfarë pritet të ndodhë me ‘Instagram’ dhe PSE vendosi të heqë dorë nga postimet

Publikuar më: 19:41 11-11-2019

Javën e kaluar ‘Instagram’ njoftoi se do të testonte ndryshimet që janë bërë për fshehjen e numrit të pëlqimeve në postime. Pavarësisht se shumë njerëz e kanë pritur mirë këtë gjë, ka pasur edhe nga ata që nuk kanë rënë dakord, një ndër ta ka qenë Nicki Minaj. Reperja ka bërë një postim në ‘Twitter’ për të thënë se nuk do të publikojë më asgjë në ‘Instagram’ nëse nuk do të shfaqen pëlqimet. “Nuk do të postoj më në ‘Instagram’ pas kësaj jave, sepse ata po heqin pëlqimet. Hmm, çfarë duhet të bëj tani? Po mendoj për gjithë kohën që do kem me jetën time të re”, ka shkruar Nicki në ‘Twitter’.

 

Kjo provë e ‘Instagram-it’ do të aplikohet vetëm në disa llogari në SHBA, ndaj pritet të shohim nëse Nicki do jetë një nga të përzgjedhurit. CEO i këtij rrjeti social, Adam Mosseri ka thënë se kjo gjë po bëhet për të mos e kthyer ‘Instagram-in’ në një kompeticion mes njerëzve, por ata duhet ta përdorin më shumë si një platformë për t’u lidhur me njëri-tjetrin. Kompania e ka provuar këtë ndryshim në disa vende të tjera duke përfshirë Kanadanë, Australinë, Zelandën e Re, Japoninë, Irlandën, Italinë dhe Brazilin.

Article Logic
Execution time: 0.0026001930236816