INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nick Jonas i jep fund beqarisë më aktoren 10 vite më të madhe

Nick Jonas i jep fund beqarisë më aktoren 10 vite më të madhe

Publikuar më: 11:58 27-07-2018

Këngëtari i njohur Nick Jonas i ka dhënë fund beqarisë me një vajzë 10 vite më të madhe. Ai është fejuar me aktoren e famshme indiane Priyanka Chopra. Ata kanë shpallur fejesën vetëm pas 2 muajsh lidhje. 

Burimet pranë revistës së njohur ‘People” kanë treguar se ata janë fejuar një javë më përpara, pikërisht në ditëlindjen e aktores, e cila mbushi 36 vjeç.


Gjatë festës së ditëlindjes, Nick Jonas i ka propozuar Priyanka për fejesë dhe rruga drejt altarit pritet që të jetë shumë afër. Nick ia ka blerë unazën e fejesës aktores në ‘Tiffany’ në New York.


Burimet kanë shtuar se ata të dy janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe shumë të lumtur. Familjarët e aktores janë shprehur se nuk e kishin parë Priyanka Chopra kaq të lumtur. Vlen të theksojme se aktorja eshtë 10 vite më e madhe se Nick Jonas.

Article Logic
Execution time: 0.0039329528808594