INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngritën laborator droge në Shqipëri dhe u ekstraduan në SHBA, amerikanët dalin para gjyqit

Ngritën laborator droge në Shqipëri dhe u ekstraduan në SHBA, amerikanët dalin para gjyqit

Publikuar më: 11:53 25-04-2019

Pasi u arrestuan në Shqipëri dhe u ekstraduan drejt SHBA-së,  Arbër Isaku dhe Vincent Decaro si edhe David Reichard po përballen me akuzat për prodhimin e drograve sintetike dhe trafikimin e tyre.

Ata  u paraqitën në gjykatën e qarkut të Bridgeport të mërkurën dhe sipas avokatit të SHBA-së për Connecticut, John Durman, ata u njohën me akuzat për prodhim të pilulave që përmbajnë fentanil nga Kina dhe shitjen e tyre në tregun e zi.

Sipas aktakuzës, pilulat u shitën në tregun e zi, teksa Reichard ndihmonte Decaron dhe Isakun për përgatitjen e pilulave dhe më pas dorëzimin e tyre tek klientët.

Durham tha se gjatë kontrollit të një apartamenti në Tiranë ku ata kishin qenë duke qëndruar, u zbuluan disa substanca për përgatitjen e pilulave si dhe instruksionet e nevojshme.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për posedim dhe shpërndarje të substancave narkotike, duke rrezikuar minimumi 10 vite burg.

Teksa ndaj Isakut, rëndon edhe një tjetër akuzë për posedim të qëllimshëm të substancave si fentanil dhe analogë të saj, duke rrezikuar deri në 20 vite burg.

droggaaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031819343566895