INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ngrihet, Task - Forcë për monitorim të administratës për zgjedhjet [VIDEO]

Publikuar më: 14:13 02-06-2017

Këto ditë janë shënuar shumë ngjarje që lidhen më përfshirja në fushatë zgjedhore e adimistristratës dhe shumë drejtues institucionesh të akuzuar që dhe janë shkarkuar nga detyra. Rasti më i fundit ka ndodhur sot ku Drejtori i Përgjithshëm i Postës, Majlind Lazimi është shkarkuar nga detyra. Ai akuzohet se ka ushtruar presion ndaj punonjësve për të marrë pjesë në fushatën elektorale.
E gjendur në vështirësi qeveria sot ka marrë një vendim të posaçëm. Sjellja e administratës në këto zgjedhje do të monitorohet nga një Task-Forcë e posaçme e ngritur sot me vendim qeverie dhe do të drejtohet nga zv/Kryeministrja teknike Ledina Mandija.
Me këtë vendim qartësohen rastet se kur nëpunësit civil i lejohet pjesëmarrja në fushatë dhe kur i ndalohet rreptësisht.

Nënpunësit civili i ndalohet kategorikisht që të bëjë fushatë për një subjekt zgjedhor, të manifestojë me pankarta, parrulla apo çdo mjet tjetër të shkruar. Ai ndalohet e të jetë protagonist veprimtaritë politike, gjatë orarit të punës.
Punonjësi i administratës shtetërore tashmë me VKM ka të drejtë të angazhohet si komisioner zgjedhor, në përbërje të KZAZ-ve dhe KQV-ve, pasi të ketë njoftuar paraprakisht me shkrim eprorin. Po kështu dhe Punonjësve të Policisë së Shtetit iu ndalohet të jenë anëtarë të një partie, të mbështetin fushatat dhe të kontribuojnë fizikisht ose financiarisht. E njëjta gjë vlen dhe për Punonjësit të Gardës së Republikës, ata të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe ushtarakëve aktiv të Forcave të Armatosura.
Task Forca do të monitorojë dhe procesin zgjedhor. Do ndjekë dhe problematikat me listat e zgjedhësve dhe ka të drejtë që të kallëzojë në Prokurorinë e Përgjithshme për raste e kryerjes së veprave penale në fushën zgjedhore apo dhe pranë KQZ-së.

Për më shumë lajme ndiqni edicionin e IN News...

Article Logic
Execution time: 0.0037639141082764