INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngrihet shqiponja, Jonida Maliqi surprizon Evropën! Rekorde të reja [VIDEO]

Ngrihet shqiponja, Jonida Maliqi surprizon Evropën! Rekorde të reja [VIDEO]

Publikuar më: 00:59 11-03-2019

Pritja ka marrë fund. Shqipëria ka publikuar sot në orën 22:00 në kanalin zyrtar të Eurosong, videoklipin zyrtar të këngës sonë garuese 'Ktheju tokës'. Jonida Maliqi niset drejt Izraelit në Maj tashmë me videoklipin e publikuar, videoklip që mesa duket i ka sjell fat këngëtares. Tematika, tingujt e veçante e krijimi i Eriona Rushitit, interpretuar nga Jonida kane arritur në më pak se dy orë të fusin Shqipërinë në 10 këngët më të kuotuara në faqen më të madhe të basteve eurovisionworld. Jo vetëm kaq, por duket se Jonida ka thyer rekordin me veten pasi në Instagramin e saj video e këngës ka shkuar mbi 600.000 klikime, deri në mesnatë. Nga ana tjetër surprizë janë edhe komentet e panumërta në kanalin e Eurovisionit, duke konsideruar këngën shqiptare unike, emocionuese dhe favorite për triumf. A janë të gjitha këto detaje, tregues se e kemi nisur mbarë rrugën drejt Izraelit? Flamuri ynë, Shqipëria garon në Eurosong ndaj le të shpresojmë më të mirën. Burime për intv.al shtojnë se ndryshe nga vitet e tjera po punohet shumë edhe për performancën skenike. Pak po e sigurtë, do të jemi plot emocione në Izrael.

Article Logic
Execution time: 0.0034420490264893