INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngjarjet e fundit kriminale, Xhafaj mbledh drejtuesit e policisë: Do shkarkoheni nëse nuk ka rezultate

Ngjarjet e fundit kriminale, Xhafaj mbledh drejtuesit e policisë: Do shkarkoheni nëse nuk ka rezultate

Publikuar më: 22:26 02-09-2018

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një mbledhje me strukturat më të larta të policisë dhe dikasterit që ai drejton. Në mbledhje janë thirrur drejtuesit e policisë së Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës e Shkodrës, pas ngjarjeve kriminale të ditëve të fundit. Burime pranë Ballkanëeb bëjnë me dije se mbledhja u thirr pas vrasjes në Shkodër dhe sulmit me armë në banesën e prindërve të gazetares Klodiana Lala.

Xhafaj u ka bërë thirrje drejtuesve të policisë të ndërmarrin masa të ashpra reaguese në luftën kundër krimit të organizuar. Lidhur më këto çështje, Xhafaj ka kërkuar rezultate konkrete nga të gjitha strukturat, hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm dhe efikasitet në punën hetimore përmes bashkëpunimit me agjencitë e tjera ligjzbatuese. Xhafaj kërkoi nga Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu, largimin nga Drejtoritë Vendore apo Policia Kriminale të efektivëve të paaftë dhe për te cilët ka indicie për implikim.

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883