INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngjarje e rëndë në SHBA: 9-vjeçari vret motrën për një video-lojë

Ngjarje e rëndë në SHBA: 9-vjeçari vret motrën për një video-lojë

Publikuar më: 13:32 19-03-2018

Një vajzë 13-vjeçare në Misisipi ka vdekur pasi u qëllua nga vëllai i saj nëntëvjeçar dhe shkak për këtë u bë një lojë video. Policia sqaroi se djali rrëmbeu një armë të shtunën pasdite dhe qëlloi mbi motrën e tij pasi ajo nuk po hiqte dorë nga kontrolluesi i videos. Ai e qëlloi nga prapa dhe plumbi hyri në trurin e motrës. Një sherif lokal njoftoi të dielën se 13-vjeçarja kishte vdekur në spitalin e Memphis. Ende është e paqartë se si djali e mori armën. Është gjithashtu e paqartë se me çfarë do të përballet fëmija. " Supozoj se ai e ka parë këtë në video games ose TV. Ai është vetëm nëntë vjeç," tha Sheriffi i Monroe, Cecil Cantrell. " Unë nuk e di saktësisht se çfarë do të bëhet me të, por kjo është një tragjedi"-u shpreh ai. Nëna e fëmijëve ishte në një dhomë tjetër, duke përgatitur drekën për fëmijët e tjerë në kohën e incidentit. Policia ende po heton rrethanat e të shtënave, duke përfshirë armën, një pistoletë e kalibrit 25, si arriti fëmija ta siguronte atë. "Ky është një terren i ri për ne. Nuk jemi përballur kurrë me një fëmijë që gjuan dhe vret një fëmijë tjetër, në moshën nëntë vjeçare ", tha Sherif Cantrell për shtypin lokal.

Article Logic
Execution time: 0.0038290023803711