INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngjarje e rëndë në Greqi/ Babai shqiptar godet dhe plagos vajzën 16 vjeçare dhe më pas fshihet

Ngjarje e rëndë në Greqi/ Babai shqiptar godet dhe plagos vajzën 16 vjeçare dhe më pas fshihet

Publikuar më: 22:05 26-03-2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Volos të Greqisë, dje në orën 22.00. Një 48-vjeçar shqiptar ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij 16-vjeçare, derisa e ka lënë pa ndjenja.

Sipas të dhënave, 48-vjeçari është drejtuar në fshatin Nea Jonia pak kilometra nga qyteti Volos, ku ndodhej e bija 16-vjeçare, e ka thirrur jashtë shtëpisë dhe e ka qëlluar fort në kokë dhe në qafë.

16-vjeçarja ka humbur ndjenjat ndërsa urgjenca e ka transportuar menjëherë në spital, ku kurohet jashtë rrezikut për jetën. Megjithëse 48-vjeçari është përpjekur të fshihet, policia ka arritur t’a arrestojë në 03.00 sot.

48-vjeçari është drejtuar në Prokurorinë e Volos dhe ndaj tij rëndon akuza për ushtrim dhune ndaj të miturës, me rrezik vdekjen.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034399032592773