INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngjarja tragjike në Durrës/ E zuri rryma elektrike, ndërron jetë 10-vjeçarja

Ngjarja tragjike në Durrës/ E zuri rryma elektrike, ndërron jetë 10-vjeçarja

Publikuar më: 20:46 08-03-2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qyytetin e Durrësit.

Një vajzë 10-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Shtetësja e mitur me iniciale A.B ka ndërruar jetë menjëherë në banesën e saj.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon pë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacion Paraprak i Policisë:

Më datë 08.03.2019, rreth orës 16:20, në lagjen Nr 17, Durrës, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, në banesën e saj, shtetësja e mitur A.B., 10 vjeçe dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punonë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0038139820098877