INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngjarja e rëndë në Kamëz. Gjykata lë në burg dy të akuzuarit për vrasjen e tregtarit

Ngjarja e rëndë në Kamëz. Gjykata lë në burg dy të akuzuarit për vrasjen e tregtarit

Publikuar më: 11:02 30-04-2018

Gjykata dha sot masën e sigurisë "arrest me burg" për dy personat e arrestuar për vrasjen e tregtarit Agim Buci, dhe plagosjen e bashkëshortes së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën në darkë gjatë tentativës për grabitjen e marketit të familjes Buçi që jeton në Kamëz. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë duke caktuar masën e sigurisë të kërkuar nga pala hetuese për Ruzhdi Hoden dhe Vladimir Kurtin. Ndaj Hodes dhe Kurtit rëndojnë dy akuza, "vjedhje me pasojë vdekjen" dhe "armëmbajtje pa leje". Prova kryesore e akuzës deri tani, është dëshmia e shtetasit Ruzhdi Hode i cili ka pranuar krimin ndërsa deklaroi se nuk kishte për qëllim të vriste njeri. Pistoleta me të cilën është kryer krimi është hedhur poshtë urës së Zgafnorit në lumin e Tërkuzit në përiferi të Tiranës. Policia ende nuk ka arritur ta gjejë armën e krimit edhe pas 3 ditë kërkimesh në lumë deri pranë Zall-Herrit. Arma tip TT e përdorur në vrasjen e 52-vjeçarit dhe plagosjen e bashkëshortes së tij 44 vjeçe, Merita Buci, ende nuk është gjetur.

Article Logic
Execution time: 0.0034589767456055