INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ngeli duke vajtuar e shkreta”, Elvana Gjata ka dy fjalë për komentuesin: “Gjithsecili ka dramat e tij“

“Ngeli duke vajtuar e shkreta”, Elvana Gjata ka dy fjalë për komentuesin: “Gjithsecili ka dramat e tij“

Publikuar më: 22:02 01-05-2021

Elvana Gjata ka qenë e ftuar këtë të shtunë në emisionin“Soiree” me Jonida Shehun për të folur për albumin e saj mëtë fundit “Çelu”, por edhe për detaje përtej jetës artistike.

Gjatë bisedës, Elvana u gjend edhe përballë disa komentevepikante që fansat e saj i kanë bërë nëpër rrjete sociale, e cilanuk ngurroi aspak për t’ju përgjigjur.

“E kjo ngeli duke vajtuar e shkreta”, ishte një ndër komentetqë lexoi Elvana, e cila iu përgjigj kështu: “Gjithsecili me dramat e tij të lutem. Gjithsecili ka dramat e tij. Megjithatë, e rëndësishme është që të dish t’i kalosh. Të gjesh forcënbrenda vetes dhe t’i kalosh”.

 

Edhe pse vendosi të mos jepte shumë komente për çfarë mund të vajtojë apo çfarë drama mund të ketë, Elvana diti si t’ikthente një përgjigje të mirë komentuesit.

Ndërsa një ndër pyetjet që i është bërë më shpesh nga fansatnë rrjete sociale është kuptimi i fjalës “kunadhe”, që ështëedhe titulli I një ndër këngëve më të suksesshme të “Çelu”.

“Këtë pyetje ma bën kushdo. Kunadhaja është një kafshë, midis maces dhe dhelprës. Është një kafshë shumë dinake, shumë e shkathët, shumë e zgjuar dhe që ia del gjithmonë. Patjetër dhe shumë loznjare”, ka treguar Elvana Gjata.

Article Logic
Execution time: 0.0037119388580322