SQLSTATE[HY000] [1045] Access denied for user 'intv_website'@'localhost' (using password: YES) Nga thashethemet te konfirmimi, Mateo dhe Brikena i japin një tjetër shans dashurisë?
Nga thashethemet te konfirmimi, Mateo dhe Brikena i japin një tjetër shans dashurisë?

Nga thashethemet te konfirmimi, Mateo dhe Brikena i japin një tjetër shans dashurisë?

Publikuar më: 09:06 22-06-2026

Pas javësh spekulimesh dhe komentesh në rrjetet sociale, Mateo ka konfirmuar se është rikthyer me Brikenën, duke i dhënë fund çdo dyshimi rreth statusit të marrëdhënies së tyre.

Shenjat e para për një ribashkim u shfaqën së fundmi, kur dyshja u pa së bashku në një ambient në Tiranë. Pamjet që qarkulluan me shpejtësi në rrjet ndezën menjëherë reagimet e ndjekësve, të cilët nisën të aludonin për një rikthim të mundshëm.

Më pas, paraqitja e tyre në emisionin “Top Arena” shtoi edhe më shumë dyshimet. Mateo dhe Brikena tërhoqën vëmendjen teksa ndanë një kërcim romantik në skenë nën tingujt e këngës “Të dua”, duke dhënë sinjale të qarta se raporti mes tyre kishte ndryshuar.

Konfirmimi erdhi nga vetë Mateo në rrjetet sociale. Ai publikoi një fotografi pranë Brikenës, ku të dy shfaqen shumë afër njëri-tjetrit, ndërsa postimin e shoqëroi me një zemër të kuqe.

Një tjetër detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit është edhe rikthimi i tyre në listën e ndjekësve në Instagram, veprim që është interpretuar si një shenjë se çifti ka vendosur të nisë një kapitull të ri së bashku.

Pas ndarjes dhe periudhës së aludimeve, duket se Mateo dhe Brikena kanë zgjedhur t’i japin një tjetër mundësi historisë së tyre të dashurisë.