INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga të ftuarit VIP te ceremonia surprizë në këtë vend, zbulohen detajet e dasmës së Fjolla Morinës!

Nga të ftuarit VIP te ceremonia surprizë në këtë vend, zbulohen detajet e dasmës së Fjolla Morinës!

Publikuar më: 18:36 01-11-2020

Këngëtarja Fjolla Morina ka nisur përgatitjet për dasmën, një ceremoni VIP që do të mbahet në Prishtinë pas daljes nga masa “Arrest shtëpie” ku ndodhet në Kukës. Ajo publikoi një foto në “Instagram” me stilistin e saj dhe shkroi: “Duke menduar ide për dasmën!”.

Burime për “Panorama Plus” kanë treguar se Fjolla po përgatitet për një ceremoni VIP mjaft luksoze, ku do të ketë 300 të ftuar, mes të cilëve jo vetëm politikanë e biznesmenë të Kosovës, por edhe këngëtarë, kolegë të saj.

Kujtojmë që Lidhja e Fjolla Morinës me biznesmenin u zbulua pas arrestimit të këngëtares në pikën kufitare të Morinës, pasi iu gjetën dy pistoleta në makinë.

Çifti po udhëtonte së bashku në makinën luksoze, që Fisnik Syla ia dhuroi disa ditë para ngjarjes.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038318634033203