INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga sot, nargjilet dhe cigaret elektronike nuk lejohen më në lokale

Nga sot, nargjilet dhe cigaret elektronike nuk lejohen më në lokale

Publikuar më: 11:55 14-08-2019

Pas ndalimit të duhanit në ambientet e mbyllura, nga dita e sotme hyn në fuqi ndryshimet në ligj përmes të cilave ndalohen edhe cigaret me ngrohje dhe ato elektronike, shisha, nargjile apo cigare me shije mente e tjera produkte të duhanit.

Me ndryshimet e bëra në ligj për mbrojtjen e konsumatorit nga produktet e duhanit, nga sot ndalohet duhanpirja në ambientet e brendshme edhe për duhanin me ngrohje, cigaren elektronike dhe shisha/nargjile.

Me ligjin kundër duhanit ndalohet gjithashtu shitja e produkteve të duhanit me shije karakteristike (mente, vanilje etj) si dhe shitja e paketave të duhanit me numër të reduktuar cigaresh, si masa për të dekujaruar duhanpirjen.

Po kështu, janë forcuar masat administrative për shkeljen e ligjit. Nëse një subjekt shkel 2 herë rresht brenda dy muajve nenin që ndalon pirjen e duhanit në ambiente të brendshme, gjoba do të jetë sa dyfishi i gjobës së parë. Nëse e përsërit të njëjtën

shkelje brenda një afati 1 vjeçar gjobitet me 6-fishin e gjobës, duke shkuar deri në mbyllje të aktivitetit dhe heqje të licencës për ato subjekte që gjobiten në mënyrë të vazhdueshme.

Ligji anti-duhan nisi të zbatohej në vitin 2014 ku restorante bare dhe lokale ndaluan konsumimin në ambiente të brendshme.

Sipas statistikave 25 % e vdekjeve të parakohshme tek meshkujt kanë shkak duhanpirjen dhe 9.1% e vdekjeve para kohe tek femrat kanë shkak duhanin.

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494