INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Nga shtëpia e BBV drejt politikës? Stenaldo Mëhilli nuk e përjashton këtë mundësi

Nga shtëpia e BBV drejt politikës? Stenaldo Mëhilli nuk e përjashton këtë mundësi

Publikuar më: 12:29 02-08-2026

Stenaldo Mëhilli mund të ketë plane që shkojnë përtej muzikës dhe eksperiencës në “Big Brother VIP Albania 5”. I ftuar në emisionin “Pushime On Top”, ish-banori foli për një temë që kishte ngjallur diskutime edhe gjatë qëndrimit të tij në reality show: mundësinë e përfshirjes në politikë.

I pyetur nga moderatorja Lei Kraja nëse e sheh veten në një rol politik në të ardhmen, Stenaldo nuk e mohoi këtë ide. Ai theksoi se Shqipëria ka nevojë për njerëz që e konsiderojnë politikën si një shërbim ndaj qytetarëve dhe jo si një mjet për të fituar pushtet.

Sipas tij, drejtimi i vendit kërkon përgjegjësi të madhe dhe përkushtim, ndërsa ata që marrin role publike duhet të vendosin interesin e qytetarëve mbi atë personal.

“Besoj se vendi ynë ka nevojë për liderë që nuk e shohin pushtetin si privilegj, por si detyrim. Politika nuk është e lehtë, është një përgjegjësi e madhe. Do të doja të kontribuoja dhe mendoj se përfaqësimi i shqiptarëve është një mënyrë për ta bërë këtë,” u shpreh ai.

Në fund të intervistës, Stenaldo pranoi se nuk e përjashton një angazhim në politikë në të ardhmen, duke lënë të kuptohet se, nëse do t’i jepet mundësia, do ta konsideronte seriozisht këtë hap si një mënyrë për të dhënë kontributin e tij për vendin.