INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Nga Selena e The Weeknd te Kylie & Tyga!' Ja 10 çiftet që u ndanë fill pas ‘Coachella’! [FOTO]

'Nga Selena e The Weeknd te Kylie & Tyga!' Ja 10 çiftet që u ndanë fill pas ‘Coachella’! [FOTO]

Publikuar më: 20:25 20-04-2019

Shumë prej marrëdhënieve romantike të yjeve të showbiz-it nuk kanë mundur t’i rezistojnë temperaturave të larta të festivalit ‘Coachella’. Fundjava e parë e këtij festivali tërhoqi çiftet e famshme si për shembull Kylie Jenner me Travis Scott, Katy Perry me Orlando Bloom si dhe Cardi B me reperin Offset. Ky festival na ka bërë të mendojmë se cilët janë ata çifte që kanë dështuar menjëherë pas përfundimit të sezonit të ‘Coachella’. Më poshtë ju sjellim 10 prej tyre sipas ‘Eonline’:

1-Selena Gomez dhe The Weeknd

Ata shkuan bashkë në festivalin e ‘Coachella 2017’, por pas një viti marrëdhënia mes tyre dështoi.

2-Gigi Hadid dhe Cody Simpson

Në vitin 2015 modelja ishte e shoqëruar nga Cody Simpson në Festivalin e ‘Coachella’ të atij viti, por kjo do të ishte hera e fundit që do të shiheshin bashkë.

3-Taylor Swift dhe Calvin Harris

Këngëtarja dhe Dj i famshëm ishin së bashku në festivalin e ‘Coachella’ të vitit 2016. Pas këtij koncerti u bë publik lajmi se dyshja i kishte dhënë fund marrëdhënies së tyre.

4-Kourtney Kardashian dhe Younes Bendjima

Çifti i vitit 2018 shijuan një fundjavë në shkretëtirën e këtij festivali, por lidhja nuk zgjati më shumë.

5-Kristen Stewart dhe Robert Pattinson

Të dy ata ishin prezentë në festivalin e vitit 2013, por pas disa kohësh deklaruan se nuk ishin më bashkë.

6-Halsey dhe G-Eazy

Këngëtarja dhe reperi performuan bashkë në festivalin e 2018, por në vjeshtë të atij viti ata u ndanë.

7-Paris Hilton dhe Chris Zylka

Paris Hilton dhe ish-i fejuari i saj ishin prezent në festivalin ‘Coachella’ të vitit 2017. Pas këtij festivali çifti i dha fund lidhjes së tyre.

8-Hilary Duff dhe Mike Comrie

Në 2014 Hilary Duff dhe bashkëshorti i saj Mike morën pjesë në këtë festival. Një vit më pas ata u divorcuan.

9-Kylie Jenner dhe Tyga

Çifti i shumëpërfolur morën pjesë në disa festivale të ‘Coachella’ deri në vitin 2017 kur dhe ata u ndanë përfundimisht.

10-Joe Jonas dhe Blanda Eggenschwiler

Ata patën një romancë 2-vjeçare me njëri-tjetrin. Joe u shfaq në këtë festival në vitin 2014 bashkë me të dashurën e tij modele. Pas disa kohësh ata bënë të ditur se nuk ishin më në një lidhje me njëri-tjetrin./revistawho.com

Article Logic
Execution time: 0.0034680366516113