INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga rrëmbime njerëzish deri tek grabitje sendesh, njihuni me 26 vjeçarin shqiptar kreu i një bande në Itali [FOTO]

Nga rrëmbime njerëzish deri tek grabitje sendesh, njihuni me 26 vjeçarin shqiptar kreu i një bande në Itali [FOTO]

Publikuar më: 12:15 12-11-2018

Një tjetër shqiptar bëhet pjesë e medieve Italiane i dyshuar si kryetari i një bande të specializuar për dhunë dhe rrëmbime në territorin e Pina dhe Lucchesia.

I riu shqiptar është identifikuar si Flori Sejdini, 26 vjeç. Mediet italiane shkruajnë se Sejdini është në telashe, pasi gjyqi për të dhe 15 anëtarët e bandës të shpallur në kërkim është caktuar për në 18 janar 2019.

Në vitin 2016 i riu shqiptar ka përfunduar dhe një herë në pranga për një sërë sulmesh në banesa. Por akuza më e rëndë për të është për rrëmbimin e një personi dhe grabitje.

Gjithashtu mediet italiane tregojnë dhe për disa nga grabitjet që ka marrë pjesë 26 vjeçari. Mbrëmjen e 26 marsit, në orën 21:00, një bandë e përbërë nga tre banditë të armatosur kryen një grabitje në shtëpinë e një plaku që ishte në shtrat. Për më shumë se një orë e mbajtën lidhur duke i thënë se nuk kishte për të lëvizur derisa ti merrnin të gjitha paratë dhe xhevahiret që i përkisnin gruas së vdekur me vlerë gati 5 mijë euro. Ndërkohë, pesë ditë më pas, banda grabiti një banesë tjetër më Vapannorese, në banesën e një punëtori dhe gruas së tij në zonën e Nord della Piana. Por reagimi i të zotit të shtëpisë bëri që karabinierët ta dallonin makinën e hajdutëve, një Renault. Ata arritën të ikin, por pas kërkimeve të policëve italian rezultoi se drejtuesi i makinës ishte shqiptari Flori Sejdini.

 

kyita.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037980079650879