INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Nga Noizy te Xhensila Myrtezaj, Clevio bën 'listën e zezë', kujt i dha karton të kuq dhe Topin e Artë

Nga Noizy te Xhensila Myrtezaj, Clevio bën 'listën e zezë', kujt i dha karton të kuq dhe Topin e Artë

Publikuar më: 19:41 25-06-2026

Reperi Cllevio ka bërë një renditje të personazheve VIP shqiptarë. Në emisionin “Kampionët e Botës”, Më të mbivlerësuarin cilësoi Noizy-n, por një karton të kuq i dha këngëtares Xhensila Myrtezaj. Topin e Artë për reperin e meriton Getoari.

Vjollca: Cili është lojtari më i mbivlerësuar?

Cllevio: Noizy.

Vjollca: Kush është lojtari që bën më shumë zhurmë se sa futboll?

Cllevio: Më shumë zhurmë sesa futboll? Nuk është se ndonjë bën ndonjë zhurmë, por po ia lëmë Stresit.

Vjollca: Cila këngëtare e vendos ndeshjen në skenë sot për sot?

Cllevio: Diva, Dafina.

Vjollca: Kush e meriton kartonin e kuq?

Cllevio: Xhensila Myrtezaj.

Vjollca: Cili është lojtari që ka merkaton më të madhe?

Cllevio: Gango.

Vjollca: Topi i Artë shkon për?

Cllevio: Getoarin.