INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
“Nga një lule për secilin nga ju!” Zbuloni arsyen e festimit të Luanës…[FOTO]

“Nga një lule për secilin nga ju!” Zbuloni arsyen e festimit të Luanës…[FOTO]

Publikuar më: 12:43 24-05-2019

Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të mira shqiptare dhe shumë e dashur për publikun.

Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale duke numëruar miliona ndjekës me të cilët është gjhithmonë në kontakt duke postuar foto dhe video të ndryshme të jetës së saj.

Sot, moderatorja ka arritur shifrën e 1.5 milion ndjekësve në Instagram duke e ndarë me të gjithë ne përmes një postimi në Instastory.

Por së fundmi, moderatorja ka postuar në llogarinëë e saj të Instagramit një buqetë të madhe trendafilash shumëngjyrëshe.

“1.5 milion. Nga një lule për secilin nga ju që ma mbushni shpirtin plot çdo ditë me dashurinë tuaj!”- ka shkruar moderatorja poshtë fotos, e cila duket mjaft e lumtur dhe mirënjohëse ndaj fansave të saj.