INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga momenti emocionues te emri i veçantë Krid, Klea Huta i rrëfen të gjitha! [FOTO]

Nga momenti emocionues te emri i veçantë Krid, Klea Huta i rrëfen të gjitha! [FOTO]

Publikuar më: 15:00 25-07-2020

Çifti i njohur, Elgit Doda dhe Klea Huta u bënë prindër për herë të parë më 4 qershor të këtij viti. Klea solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin e veçantë Krid. E pyetur nga fansat në Instagram, ajo ka treguar se pse ka zgjedhur këtë emër. Klea ka deklaruar se është dashuruar me emrin “Krid” sapo e ka dëgjuar dhe prandaj ia ka vendosur të birit.

“Që më çoi zemrën peshë kur e dëgjova dhe ja vura birit tim! Sepse thjesht u dashurova! Kaq”, ka shkruar moderatorja.

oo-2.jpg

 

Përsa i përket portretit të bebushit, duhet të presim edhe pak për ta parë sepse moderatorja mendon se ai është ende shumë i vockël.

Siç ka treguar më herët, Klea rrëfeu se Elgiti ishte në sallën e lindjes dhe u shpreh se momenti kur ka dëgjuar të qarën e të voglit të saj është më emocionuesi që do të mbajë mend përjetë.

Madje, ajo po mendon që këtë moment të bukur ta publikojë në kanalin e saj në Youtube.

“Si do e përshkruash lindjen e bebit? A është jeta më e bukur se më parë, siç e përshkruajnë nënat?”- e pyet një ndjekës të cilit Klea ia kthen:

“Nuk krahasohet me asnjë sukses dhe me asnjë skenë gjigande që mund të kisha imagjinuar ndonjëherë.”

66-2.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0030078887939453