INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga mentaliteti apo nga qejfi, në Shqipëri vajzat bëhen nëna që në adoleshencë

Nga mentaliteti apo nga qejfi, në Shqipëri vajzat bëhen nëna që në adoleshencë

Publikuar më: 13:20 12-08-2019

Në Shqipëri mbase dhe prej mentalitetit, që vajzat duhet të martohen herët lindjet bëhen në moshë relativisht të re dhe një pjesë e vajzave rezultojnë të jenë adoleshente. INSTAT ka bërë një analizë të hollësishme dhe statistikat tregojnë se për vitin 2018 rreth 5.21% e lindjeve janë kryer nga nëna më të vogla se 20 vjeç.

Krahasuar me një vit më parë kjo përqindje e nënave në moshë të re shënoi ulje me 0.3%.

Në Bashkimin Europian, rreth 92% e lindjeve, ishin nga gra të moshës 20-39 vjeç. Rreth 4% e lindjeve u kryen nga vajzat në moshë adoleshencë dhe po aq nga gratë mbi moshën 40 vjeç.

Pjesa më e madhe e lindjeve nga nënat në moshë të re ku nënat janë nën moshën 20 vjeç u kryen në Bullgari dhe në Rumani.

Përqindja më e lartë u regjistrua në Bullgari, ku 12.5% e lindjeve në total u kryen nga adoleshentet dhe në Rumani me 12.1%. Më pas ato u ndoqën nga Hungaria me 8.5% dhe Sllovakia me 8.1%.

Vendet ku trendi i lindjeve në moshë të re është shumë i ulët janë Danimarka me vetëm 1% të lindjeve të kryer nga nënat adoleshente, Italia dhe Sllovenia me 1.1%, Holanda me 1.2, Luksemburgu dhe Suedia me përkatësisht 1.4%.

Article Logic
Execution time: 0.0038821697235107