INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga i gjen gjithë këto para për të bërë jetë luksoze? Ja kush i'a paguan shpenzimet Linda Reit

Nga i gjen gjithë këto para për të bërë jetë luksoze? Ja kush i'a paguan shpenzimet Linda Reit

Publikuar më: 15:08 30-06-2018

Linda Rei është një ndër personazhet më të komentuara në showbizzin shqiptar dhe shkak për këtë në shumicën e rasteve janë bërë deklaratat e saj, lidhur me çështje të caktuara, duke filluar që tek deklarata e saj publike për ndryshimin e gjinisë.

Ditën e djeshme Linda ka qenë në një lidhje telefonike me ‘Top Albania Radio’, ku ka treguar diçka më shumë për jetën pas ndarjes me partnerin. Linda tha se ka 6 muaj që është ndarë nga partneri dhe që atëherë po e shijon jetën në maksimum.

Ndër të tjera make-up artistja e njohur foli dhe për shpenzimet dhe se si arrin të mbulojë gjithë jetën luksoze që bën. Linda rrëfeu se fama i ka sjell shumë anë pozitive, pasi nuk detyrohet të nxjerr asnjë qindarkë nga xhepi i saj, duke qenë se çdo gjë ja paguajnë të tjerët.

Gjithashtu rrëfeu se nuk po e vuan ndarjen, pasi tani shoqërohet gjithmonë me meshkuj shumë seksi që ja bëjnë kohën më të bukur.

Article Logic
Execution time: 0.0019309520721436