INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga ekrani në “Youtube”, këto 7 moderatore shqiptare janë bërë vlogere

Nga ekrani në “Youtube”, këto 7 moderatore shqiptare janë bërë vlogere

Publikuar më: 19:32 18-02-2020

Platforma e “Youtube” tanimë është kthyer në një ekran televiziv për sa kohë që emisionet, këngët e shumë të tjera mund të shihen aty. Pas shkëputjes së tyre nga ekrani ose pas një pauze, disa moderatore shqiptarë kanë zgjedhur Youtube-in për të qëndruar në kontakt me fansat e tyre. “RevistaWho.Com” ju sjell në vazhdim disa nga moderatoret e njohura shqiptare që kanë kanal në Youtube dhe janë bërë vlogere.

Kiara Tito – Pas mbarimit të “Doktor Plastik”, Kiara vendosi të rikthehej duke hapur kanalin e saj në Youtube. Kiara poston video çdo javë dhe menjëherë arriti shumë ‘subscribers’. Moderatorja poston video për makiazhin, video qesharake e deri tek ato ku bën sfida të ndryshme.

Elita Rudi – Moderatorja pas lindjes së djalit, Zërit vendosi të shkëputej nga ekrani. Mirëpo së fundmi ka vendosur të rikthehet por me kanalin e saj në Youtube ku bën video makiazhi dhe zbulon më shumë për marrëdhënien e saj me Gjikon.

Jona Spahiu – Moderatorja bukuroshe gjithashtu ka një kanal në Youtube ku zbulon për fansat detaje nga jeta e saj dhe nuk mungojnë as videot informuese ku njëra prej tyre është si t’i bëjmë flokët kaçurrela.

Brunilda Lahe – Pasi u shkëput nga ekrani, Brunilda i është dedikuar kanalit të saj në Youtube ku është shumë aktive. Brunilda ka postuar video me shumë informacione për shtatzëninë dhe momente nga jeta e saj.

Aulona Musta – Moderatorja përpos drejton emisionin “Thumb on”, është edhe një Youtuber. Aulona poston shpesh video si nga jeta e saj, ashtu edhe informuese.

Liesa Haxhiasllani – Nuk ka pak kohë që edhe Liesa ka hapur një kanal në Youtube dhe deri tani ka postuar dy video interesante, njërën ku tregon informacione për veten dhe tjetrën duke provuar recetat e librit të Arbana Osmanit.

Sara Gjordeni –Së shpejti edhe moderatorja do të rikthehet për fansat me një kanal në Youtube. Pritet që Sara të postojë video për grimin dhe flokët pasi fansat e pyesin shpesh për pamjen.

Article Logic
Execution time: 0.0031528472900391