INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga e ëmbël në përvëluese: Ja si ndryshoi Kida brenda një viti! [FOTO]

Nga e ëmbël në përvëluese: Ja si ndryshoi Kida brenda një viti! [FOTO]

Publikuar më: 16:20 12-07-2016

Koha ka kaluar për Kidën dhe ajo që deri dje fare mirë mund të konsiderohej si vogëlushja e muzikës RnB është rritur me hapa të dukshëm.

Edhe pse bë pjesë e botës së muzikës në moshë shumë të re, ajo e gjeti menjëherë suksesin dhe pavarësisht këngëve me natyrë hera-herës provokuese, Kida është pëlqyer më shumë për ëmbëlsinë se sa provokimet femërore.  Tashmë duket se vogëlushja është rritur plotësisht duke marrë një hije tjetër. Diçka e tillë bie menjëherë në sy në fotot e fundit të publikuara në Insta, ku artistja 18 vjeçare shfaqet shumë tërheqëse në bikini. Mjafton të bësh krahasimin me një vit më parë, ku marrim si shembull shfaqjen e saj sërish me bikini në videoklipin “Premtimet” për të kuptuar se një vit mund të jetë sa i shkurtër, aq edhe i gjatë. Përtej zbukurimit të natyrshëm me kalimin e moshës, Kida duket se i është përkushtuar edhe palestrës. Le të themi thjesht që ka bërë të gjithë zgjedhjet e duhura.

Ndërkohë, ja si ishte Kida një vit më parë. Sa për të bërë diferencën...

Article Logic
Execution time: 0.0042269229888916