INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Nga djemtë aty brenda…'/ A do lidhej Roza Lati me një banor të 'BBV3'?

'Nga djemtë aty brenda…'/ A do lidhej Roza Lati me një banor të 'BBV3'?

Publikuar më: 12:30 14-05-2024

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. Të ftuar në “Big Brother Radio” ishin Gazmend Ujkashi dhe Grinesi, të cilët bënë një analizë të detajuar mbi banorët dhe situatat e “BBV3”. Miku dhe bashkëpunëtori i Roza Latit, banores së eleminuar së fundmi, Grinesi u shpreh:

Ajo ra në qetësi, ra në paqe me veten, lojën e vetë e kishte fituar dhe i shmangu debatet… Ajo e ka me merak imazhim, opinionin publik, qëndroi besnike ndaj vetes së saj, nuk la lojën të ndynte emrin e saj… Nëse nuk do ta kishte penguar veten të shkonte në finale, mendoj që do ta kishte fituar…

A do lidhej Roza në “BBV3”?! Grinesi u shpreh:

Nuk është në stilin e Rozës dhe nga djemtë aty brenda nuk besoj se do të lidhej…

Article Logic
Execution time: 0.0037720203399658