INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga Dafina Zeqiri te Sara Hoxha, njihuni me 11 VIP-at që kanë pranuar se vuajnë nga depresioni, ankthi apo shëndeti mendor!

Nga Dafina Zeqiri te Sara Hoxha, njihuni me 11 VIP-at që kanë pranuar se vuajnë nga depresioni, ankthi apo shëndeti mendor!

Publikuar më: 18:43 28-08-2019

Një nga shqetësimet psikologjike më të përhapura dhe më të mëdha në botë është depresioni, por jo vetëm. Ankthi, apo shqetësimet e shëndetit mendor janë disa patologji të tjera të cilat vijnë nga presioni psikologjik, që nuk kursen as personazhet e famshëm për të cilët publiku mendon se kanë gjithçka.

Të prekurit nga kjo sëmundje janë të shumtë por jo të gjithë e pranojnë, ndërkohë që më së shumti e rëndojnë situatën duke mos folur fare për të. Psikologët këshillojnë që hapi i parë për ta luftuar atë është pikërisht të flasësh për shqetësimet që të shoqërojnë gjatë ditë-natës.


Nëse personazhet e huaj publik e kanë më të lehtë për të folur rreth kësaj teme, të cilët duket qartë se nuk e njohin kompleksitetin duke ndarë me mediat periudhat e errëta të jetës së tyre, për VIP-at shqiptar duket se kjo temë është ende tabu. Megjithatë disa prej tyre kanë lënë mënjanë komplekset dhe janë shprehur hapur duke rrëfyer pa dorashka se në fund të ditës edhe ata si çdo njeri tjetër janë janë humanë dhe përtej shkëlqimit dhe dritave të prozhektorëve që karriera u dikton, kanë edhe ata periudha të errëta dhe momente të vështira.

Sara Hoxha: Trashëgimtarja e Top Media po përjeton për herë të dytë ndjesinë e ëmbël të shtatzënisë, por që duket se kësaj here kjo periudhë nuk ka qenë dhe fort e lehtë për të. Nëpërmjet një postimi të gjatë në instagram, mami i London-it ka rrëfyer me sinqeritetin që e karakterizon, se kohët e fundit ajo ka përjetuar ndjenja ankthi dhe depresioni, madje duke mos patur dëshirë të dalë fare nga shtëpia.

“Gjatë javëve / muajve të fundit gjërat nuk kanë qenë të lehta. Nuk është nevoja të them që për shkak të gjithçkaje që ka ndodhur në jetën time unë kam vuajtur nga ankthi dhe depresioni para lindjes.

Kam refuzuar të dal me miqtë e mi ose të jem shumë aktive në jetën time dhe ndonjëherë e gjej veten të vetmuar dhe të mërzitur. Javën e kaluar nëna dhe motra ime më ofruan të më merrnin në një udhëtim në Capri dhe është diçka për të cilën debatova duke thënë “jo” për shumë herë. Deri në orën e fundit nuk e dija nëse do ta bëja atë fluturim.

Sidoqoftë, kjo ka qenë një nga fundjavat më relaksuese të shtatzënisë time. Në një farë mënyre, jeta ka një mënyrë të çuditshme për të të thënë që ta bësh atë udhëtim, të shkosh për drekë, të dalësh për kafe dhe të jesh mirënjohëse për atë që ke; mos e jeto jetën duke pasur frikë se çfarë mund të shkojë keq.

Pavarësisht nga errësira që merr ndonjëherë shumë hapësirë ​​në kokën time, unë jam gjithmonë thellësisht e dashuruar dhe mirënjohëse për njerëzit përreth meje, që më mbështetin në të gjitha gjërat. Miqtë e mi, motrat e mia, nëna ime dhe më e rëndësishmja djali dhe burri im i bukur që gjithmonë më japin kurajë!”

Dafina Zeqiri: Këngëtarja seksi surprizoi disa ditë më parë, teksa postoi në instastory një të vërtetë të jetës së saj, për të cilën nuk kishte folur kurrë. Madje kjo e vërtetë duket se u bë edhe më e ‘frikshme’ për vetë faktin se Dafina pranoi se as familja e saj nuk është në dijeni të kësaj gjëje. Teksa postoi një foto të aktores së njohur Jada Pinket Smith, në të cilën fliste për problemet e shëndetit mendor, këngëtarja shqiptare shkroi disa rreshta në të cilat zbuloi se edhe ajo ka vuajtur nga këto probleme e kryesisht nga depresioni. “Disa prej gjërave që familja dhe fancat e mi nuk do ta kishin menduar kurrë se i kam kaluar. Depresioni është real dhe mund të jetë i dukshëm. Mos u mashtroni nga një buzëqeshje. Flisni, kujdesuni për njëri-tjetrin. Mos e merrni mirësinë për dobësi.”, do të shkruante këngëtarja duke marrë më pas qindra mesazhe mbështetjeje nga fancat.

Aleks Seitaj: Një ndër aktorët më të rinj të Portokalli ka patur një rrëfim tejet të sinqertë sa i përket kësaj teme. Disa muaj më parë ai ka treguar për “Panorama Plus” se kur ka qenë në shkollë të mesme ka qenë shenjestër e bullizmit dhe kjo gjendje e ka çuar atë drejt depresionit. Madje duke marrë parasysh moshën delikate asokohe, Aleksi ka pranuar se ka tentuar edhe të vrasë veten. Ndërkohë pasi e ka kaluar këtë periudhë të errët të jetë së tij aktori është shprehur se tani ajo periudhë është shndërruar në një burim frymëzimi, duke folur kundrejt sensibilizimit të njerëzve që vuajnë nga depresioni, ankthi apo probleme të tjera psikologjike.

Alban Ramosaj: Këngëtari simpatik ka përdorur gjithashtu rrjetin social instagram për të treguar se ankthi është pjesë e jetës së tij. Një prej ndjekësve të tij e ka pyetur Albanin nëse ai ka ankth dhe përgjigja e tij ishte e menjëhershme: “Po kam herë pas here. Është e rëndësishme për ta kuptuar se nuk është asgjë më tepër se një reaksion që ndodh në trurin tuaj dhe asgjë s’do t’ju ndodhë”, është shprehur Ramosaj.

Roza Lati: Duket tip moskokëcarës, por edhe Roza nuk i shpëtuar depresionit. Papunësia ka qenë shkaku që e ka bërë moderatoren të kalojë një periudhë shumë të vështirë rreth tre vite parë. Lati asokohe ishte moderatore në televizionin më të ri Agon Channel dhe mbyllja e menjëhershme e televizionit bëri që Roza të mbetet për një periudhë të mirë pa punë. “Kam qenë depresive dhe shkak u bë papunësia. Unë një vajzë që nuk pres asgjë nga askush, më duhej të pajtohesha me faktin që mami do më paguante shpenzimet e mia. Kam takuar psikolog dhe psikiatër sepse kisha shumë ankth. Ata më sugjeruan që të dal në natyrë dhe të preke me duar tokën, sepse në këtë mënyrë toka thith të gjitha energjitë e mia negative”, ka rrëfyer Roza në programin e Rudina Magjistarit pak muaj më parë.

Adele: “Mund të hyj dhe dal nga depresioni lehtësisht”, tha Adele për ‘Vanity Fair’. “Pas lindjes së djalit hyra në depresion dhe kjo më frikësoi”, tha ajo. “Nuk fola me askënd për këtë pasi hezitoja …Katër nga miqtë e mi ndjeheshin njësoj si unë, dhe të gjithë ndiheshin të turpëruar për të folur mbi këtë”.

Beyonce: Në 2006 Beyonce pranoi se ra në depression pas ndarjes së grupit Destiny’s Child. “Nuk haja më dhe vetëm rrija në dhomën time. Ndihesha sikur nuk i përkisja asnjë vendi dhe pyesja veten, “kush jam unë? Kush janë miqtë e mi? Jeta ime ndryshoi komplet”. Në 2011 ajo tha për ‘The Sun’ se mori një vit pushim që të kujdesej për veten e saj pasi nuk mbante mend ditët apo ku ndodhej.

Chrissy Teigen: Modelja tregoi çdo gjë rreth diagnostikimit me depresion pas lindjes për Glamour. “Si ka mundësi që unë ndihem kështu kur çdo gjë është kaq e bukur? E kam patur shumë të vështirë që ta pranoja këtë situatë dhe hezitoja të flisja për këtë. Nuk çohesha nga krevati dhe nuk kisha as uri për ditë me radhë por ajo që vërtet më lëndoi është marrdhënia e keqe që kisha me njerëzit që më rrethonin.

Diana: Ja çfarë ka thënë Diana në një intervistë për depresionin pas lindjes në 1995-ën, “Nuk ndihesha mirë fare kur isha me depresion pas lindjes, gjë e cila nuk u diskutua kurrë… dhe ato ishin kohëra të vështira. Çohesha në mëngjes e lodhur, nuk doja të çohesha nga krevati, ndihesha sikur askush nuk më kuptonte dhe vetvlerësimi im ishte shumë i ulët.” “Kur askush nuk të dëgjon, ose ti mendon se askush nuk të dëgjon çdo gjë mund të ndodhë. Për shembull ndihesh kaq keq përbrenda saqë lëndon veten sëjashtmi pasi ke nevojë për ndihmë edhe pse e kërkon në mënyrën e gabuar. Njerëzit mendojnë se e bën këtë pasi ke nevojë për vëmendje meqënëse je një person publik…. Nuk më pëlqente vetja dhe ndihesha keq.”

Harry: E kam kaluar të gjithë jetën time duke thënë ‘Jam mirë’, tha Princ Harry gjatë një interviste për ‘The Telegraph’. “Mund të them që humbja e nënës në moshën 12 vjeçare dhe mbyllja në vetvete për 20 vjet me radhë ka ndikuar shumë, jo vetëm në jetën time personale, por edhe në punë. Kam qenë shumë herë në prag të depresionit dhe vëllai im është një bekim për mua. Ai më thoshte ‘kjo është e gabuar, kjo nuk është normale – ti ke nevojë të flasësh për këtë. Krejt paprituar i gjithë pikëllimi që unë kisha mbledhur përbrenda filloi në njëfarë mënyrë të çlirohej”.

Glen Close: Themeluesja e Bring Change to Mind (sill ndryshimin në mendje) në 2010, një organizatë e cila siguron mbështetje, trajtim dhe informacion mbi sëmundjet mendore. “Nuk e kuptova kurrë se kisha nevojë për ndihmë”, tha Glen për Mashable. “Ndjeva këtë forcë të madhe mbi vete që ishtë shumë dhe e vështirë. Është shumë e vështirë që paragjykimet të tejkalohen kur njerëzit e kanë tashmë një opinion mbi personat që vuajnë nga një sëmundje mendore. Ajo që ata nuk dinë është se sëmndjet mendore janë më të pranishme në jetën tonë seç ata e mendonjnë”./Bordo.al

Article Logic
Execution time: 0.003715991973877