INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga Cardi B, Gigi Hadid, Adriana Lima e te Xhesika Berberi! VIP-i shqiptar zbulon të pathënat e punës me të famshmit! [FOTO]

Nga Cardi B, Gigi Hadid, Adriana Lima e te Xhesika Berberi! VIP-i shqiptar zbulon të pathënat e punës me të famshmit! [FOTO]

Publikuar më: 20:15 10-11-2018

Suksesi i arritur nga ata që ndjekin ëndrrën jashtë vendit dhe arrijnë ta realizojnë atë është i vogël dhe të paktë janë ata që vërtet thonë se janë në rrugën e duhur. Nëpër botë ka shumë shqiptarë të cilët me pasionin e tyre arrijnë të kenë famë apo sukses në një fushë të caktuar, por për një arsye apo për një tjetër jo të gjithë arrijmë t’i njohim apo identifikojmë. Ditët e fundit ai spikati si shqiptari i vetëm në moshë shumë të re, i cili ishte fotografi i një prej këngëtareve më të famshme e më të përfolura të momentit në botë, Cardi B. Djaloshi me prejardhje nga Mali i Zi ka ardhur me një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” për të rrëfyer më tepër për veten dhe bashkëpunimet e tij të suksesshme me vipat e njohur si Gigi Hadid apo 50 Cent si dhe markat më të njohura të kozmetikës nëpër botë si ‘Maybelline’ Neë York apo ‘Ralph Lauren’.

Si nisi pasioni për fotografinë?

E kam nisur si ilustrues duke rikrijuar fushatat kozmetike, editoriale mode dhe u apasionova mbas fotove të bëra nga fotografët për revista të ndryshme. Në moshën 17-vjeçare mora një aparat fotografik dhe nuk kisha aspak njohuri nga fotografia por kisha vizionin e një artisti. Asnjëherë nuk pashë nga e shkuara. Atë kohë vendosa të studioja teknika për “Advertising” dhe “Creative Direction” në universitetin F.I.T në Neë York ,dhe ndërkohë udhëtoja për projekte deri në Australi.

Mund të përmendni disa nga vipat e njohur më të cilët keni punuar? Kush ju ka lënë më tepër mbresa?

Të punoja për Ralph Lauren, Maybelline New York, Bloomingdales. Kam pasur shansin të takoj shumë personazhe të modës dhe shoëbizit si Gigi Hadid, Bella Hadid, Adriana Lima, 50 cent, French Montana, Cardi B e shumë të tjerë. Por më të preferuarat e mia kanë qenë shqiptarët VIP si Emina Cunmulaj, Adelina Ismajli dhe muzat shqiptare mundem të përmend Xhesika Berberi, Arselajda Buraku, Donique Gjurashaj, Kleofina Pnishi .

Si ishte të punoje me Cardi B në videoklipin e saj te fundit? Sa e lodhshme apo e vështirë ishte si projekt?

Ishte një ditë shumë e gjatë të ndërtoje gjithë atë studio xhirimesh, drejtimin artistik dhe mbi të gjitha të krijoje hapësirë për fotografi gjatë xhirimeve. Ishte një mundësi aq e madhe që më ishte besuar të bashkëpunoja me producentin Kristian Kruz dhe regjisorin Fernando Lugo, të dy shumë të talentuar. Cardi B punon shumë, një energji e paparë, fluturoi nga java e modeles në Paris për të xhiruar një video për 36 orë dhe kur mbaroi se xhiruari realizoi një koncert po atë ditë. E adhuroj përkushtimin që dha në video dhe besimin që dha mbi vizionin që ishte krijuar.

tio.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0035150051116943